Ndalimi i muzikës| Unioni i operatoreve turistikë: Të huajt nuk e duan zhurmën

24 Prill 2023 | 17:02

Operatoret turistikë janë skeptik për sa i përket vendimit të qeverisë të dhënë mbi ndalimin e muzikës pas orës 12, janë të shqetësuar që historia e viteve të kaluara do të përsëritet.

Por si do të veproj ky ligj kësaj here, a do të ketë përjashtim për sa i përket zonave që janë larg qendrave të banuara?

Rrahman Kasa nga Unioni i Operatoreve Turistik thotë se një vendim i tillë nuk do të ketë impakt tek turistët e huaj, pasi këta të fundit kur vijnë në Shqipëri kërkojnë qetësinë.

“Turistët e huaj nuk është se kanë ndonjë preferencë të madhe për muzikën e zhurmshme që bëjnë hotelet tona. Duke qenë se hotelet janë pothuajse të kontraktuar me turist të huaj nuk kanë, nuk do ketë ndonjë impakt pasi këto turistë nuk është se e pëlqejnë muzikën e lartë dhe muzikën e tipit të zgjatur,” – u shpreh ai.

Megjithatë, Kasa shton se muzika edhe pas mesnatës do të ketë vende të posaçme, larg zonave që frekuentohen nga turistët familjarë.

“Muzika nuk ndalohet në të gjitha subjektet, në të gjitha destinacionet, muzikë do të jetë, por në ato vende ku ka më pak familja. Do të jenë vende të përcaktuara ku do të jetë kjo muzikë do të jetë non-stop gjithë natën, siç ndodh dhe në shumë vende të tjera të Europës dhe të botës dhe do të plotësojnë kriteret për të pasur një muzikë të tillë, pra do të kenë izolim nga zhurma që mos të shqetësoj pjesën tjetër të pushuesve se në fund të fundit në qoftë se ti do të kënaqësh 30 vetë dhe të mërzisësh 100 vetë prapë nuk besoj që ka një arsyetim logjik,” – tha Kasa.

Sipas një studimi të kryer nga INSTAT mbi kuotat e netëqëndrimeve në strukturat e hotelerisë dhe akomodimit, kemi një rritje të përgjithshme prej 27% krahasuar me vitin e kaluar, nga të cilët 66% janë të huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026