Ndalimi i PPP-ve 4 muaj para zgjedhjeve, Çakaj: Për shkelësit do të ketë gjoba dhe kallëzime penale

25 Dhjetor 2020 | 13:25

Duke nisur nga sot hyn në fuqi vendimi i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ndalon promovimin e aktiviteteve qeveritare, si inaugurime, falje gjobash apo shpërndarje e lejeve të legalizimeve. 

Propozimi i anëtarit të Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Çakaj i shtoi këtyre ndalimeve për kryeministrin dhe krerët e lartë politik të administratës edhe firmosjen e kontratave konsencionare. Në një intervistë për Euronews Albania, Muharrem Çakaj tregoi se si do të identifikohen aktivitetet që ndalohen për 4 muajt në vazhdim dhe masat që do të merren për ato raste që do të konsiderohen si shkelje. Sipas tij, në rastet kur do të identifikohen shkeljet, do të ketë edhe procedime penale përveç gjobave.

“Do të ketë një ndërfaqe të raportimit e cila do të ngrihet në faqen zyrtare të KQZ-së. Do të ngarkohet personi përgjegjës për zgjedhjet në institucione që në shumicën e rasteve është sekretari I përgjithshëm si personi përgjegjës që do të menaxhojë të gjitha denoncimet që do të kryhen nga persona të tretë në lidhje me shkeljet e mundshme që mund të evidentohen.

Ndërkohë, para afatit të zhvillimit të veprimtarisë publike, duhet të raportojë në ndërfaqen e KQZ mbi veprimtarinë dhe jo më vonë se tre ditë para zhvillimit të aktivitetit është Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, i cili do të vlerësojë nëse ky aktivitet hyn në kategorinë e veprimtarive të ndaluara, apo është i lejuar. Do të marrin sanksione administrative me gjobë, ose në rast se veprimtaria e tyre përmban element të karakterit penal, sigurisht që do të vijohet me hapjen e procedimit penal”, tha z. Muharem Çakaj.

Duke sqaruar propozimin e tij që u miratua dje në Komisionin Rregullator, Muharem Çakaj theksoi se për 4 muajt në vazhdim do të ndalohen të gjitha koncesionet që nuk janë planifikuar më herët në buxhetin e shtetit.

 “Katër muaj para datës së zgjedhjeve të ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit apo PPP për të cilat nuk është bërë më herët një njoftim publik. Pra, nuk është anonçuar nga qeveria se ato do të zhvillojnë këtë projekt koncesionar. Për projektet që nuk janë rrjedhojë e një procedure koncesionare të nisur. Pra, ndalohen kontrata koncensionare që mund të krijojnë premisa për avantazhimin e një pale në garë”, shpjegoi z. Çakaj.

Më tej ai shpjegoi se në mesin e ndalimeve gjatë këtyre muajve para zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë edhe përdorimi i administratës publike, apo i fëmijëve për aktivitete elektorale.

 “Veprimtari të cilat do të ndalohen për t’u mbështetur dhe promovuar 4 muaj para ditës së zgjedhjeve do të jenë veprimtaritë, të cilat kanë si synim që të mbështesin dhe promovojnë projektet ose investimet me interes ose shtrirje territorial kombëtare ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjetikës, telekomunikacionit etj.

 Veprimtari të cilat kanë si synim mbështetjen, dhe ose promovimin e objekteve të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore.

Gjithashtu, ndalohet edhe përdorimi në fushatën zgjedhore i administratës shtetërore brenda orarit të punës dhe përdorimi i detyruar jashtë orarit të punës. Jo vetëm I administratës, por edhe i nxënësve të shkollave”, tha z. Çakaj.

Vendimi i marrë nga KQZ për të ndaluar pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në aktivitetet me interes publik bëhet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026