Ndalohet qarkullimi i mjeteve në Urën e Digës Çengelaj
Bashkia Peqin ka vendosur ndalimin e qarkullimit për një kohë të pacaktuar të mjeteve motorike me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digës Çengelaj, mbi lumin Shkumbin.
Vendimi vjen pas raportit teknik të Instituti i Ndërtimit, i cili ka evidentuar risk të lartë për strukturën aktuale të urës, duke rekomanduar ndërprerjen e menjëhershme të lëvizjes së mjeteve të rënda për të shmangur rrezikun e dëmtimit apo shembjes.
Autoritetet lokale kanë urdhëruar ndërkohë vendosjen e kufizuesve fizikë, konkretisht blloqe betoni në hyrje dhe dalje të urës, për të garantuar zbatimin e masës.
Ky vendim prek dhjetëra fshatra që lidhen me Peqinin dhe Belshin, duke sjellë kosto shtesë për banorët dhe bizneset e zonës, të cilët do të detyrohen të përdorin akse alternative për transportin e mallrave dhe shërbimeve.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës