“Ndalu Albin!” – Hamza kritikon Kurtin për dërgimin e njësisë speciale të policisë në Drenicë

15 Maj 2026 | 09:54

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza i ka quajtur skena aspak të mira pamjet dhe praninë e njësive speciale të policisë në Drenicë, të enjten mbrëma.

Në një postim në Facebook ai tha se i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti në detyrë t’i ndal provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për siç ka shtuar, skenarët e tij partiakë.

“Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force”, shkroi Hamza. “E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë”.

Duke u marrë me kryetarin e Vetëvendosjes, shefi i PDK-së u kërkoi votuesve të kësaj partie dhe të gjithë qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të fokusohen në datën 7 qershor.

“Ai nuk mund ta parandalojë braktisjen nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës. Ndalu, Albin”, ka shkruar Hamza.

Ai tha se më 7 qershor “do ta japim me votë përgjigjen tonë ndaj politikës së përçarjes”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026