Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë, efekt edhe në Ballkan thonë analistët

26 Shkurt 2022 | 18:41

Ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë konsiderohet se mund të rrezikojë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare pretendojnë përpjekje diplomatike më të mëdha nga Kosova për fuqizim në politikën e jashtme.

Profesori Dritëro Arifi deklaron se ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë mund të ketë ndikim në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

“Po flasim për një krizë ndërkombëtare që mund të dëmtojë procesin dhe rendin ndërkombëtar, ku bazohet në vlerat liberale dhe shtete të pavarura, ku shtetet e fuqishme nuk cenojnë dhe pushtojnë vendet e tjera të pavarura”, shprehet ai.

Arifi thotë se mbetet për t’u parë ndikimi në Ballkan, duke veçuar situatën në Bosnje Hercegovinë, Malin e Zi dhe Kosovë.

“Problemet kryesore dhe pikat e dobëta në Ballkanin Perëndimor janë Bosnja dhe Hercegovina, Republika Serbe që paraqet rrezik të madh atje, varësisht si do të rrjedhin ngjarjet, pastaj e kemi një Mal të Zi jostabil për shkak të komunitetit serb dhe besohet se elementet e sigurisë në Malin e Zi i kontrollon komuniteti serb dhe kjo është një rrezik edhe për një vend të NATO-s siç është Mali i Zi dhe dihet se Kosova është fragjile pasi ka një komunitet të mirë serb, sidomos në veri, ku prezenca jonë atje nuk është shumë e madhe”, thotë ai.

Edhe ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu thotë se në këto rrethana, Kosovës i duhet një njohje e plotë ndërkombëtare.

“Gjendemi në një moment kyç ku Kosovës i duhet njohje e plotë ndërkombëtare në aspektin e sovranitetit të saj dhe njohjes si shtet. Prandaj është koha që ne të bëjmë një përpjekje më të madhe edhe me miqtë tanë. Pasi ne jemi në një pasivitet të panevojshëm dhe të pakuptueshëm pasi diplomacia jonë mund të bëjë më shumë, pasi kemi kapacitete”, thotë Spahiu.

Për profesor Arifin institucionet në vend duhet të kërkojnë ndihmë për forcim të ushtrisë. Megjithatë, ai nuk është shumë optimist për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, pavarësisht rrethanave aktuale.

“Politika e jashtme krejt tash çka duhet të bëjë është të kërkojë ndihmë ushtarake menjëherë që të fuqizohet ushtria, por edhe me forca vetiake dhe ndihmë konkrete, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.

Qeveria e Kosovës është renditur në një linjë me vendet perëndimore, të cilat dënuan dhe vendosën sanksione ndaj Rusisë për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026

PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Dy...
16:34 | 01/07/2026

Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)

Një operacion kundër krimit të organizuar është zhvilluar në pika të ndryshme në Kosovës. Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës...
15:23 | 01/07/2026