Ndërhyrja në parkun e Butrintit, grupet e interesit pakënaqësi ndaj projektit

6 Korrik 2024 | 17:26

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me “Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit” organizuan dëgjesën publike mbi projektin për “Qendrën e Vizitorëve në Butrint”.

Grupet e interesit iu kanë shprehur arkitektëve pakënaqësitë e tyre me projektin që ndryshon mënyrën e hyrjes së turistëve në parkun arkeoologjik. Për guidat shqetësues është pamja e Butrintit që do të humbas dhe koha e madhe që do të marre vizita në park.

“Problematika me e madhe për mua si guidë është pamja, do humbasë pamja e vërtetë origjinale e Butrintit, dhe vendosja e pllakave dhe shkallëve nuk e di a është e përshtatshme një ndryshim kaq drastik, mund të ndryshojë edhe perceptimin e atyre që vijnë të shohin Butrintin, dhe të gjejnë një gërshetim të stilit japonez me stilin shqiptar nuk e di sesa mund të gërshetohet në mënyrë natyrale”, deklaruan guidat.

“Por duke marrë parasysh kohen që do duhet për të ardhur disa nga kompanitë edhe mund ta eliminojnë”, theksuan përfaësuesit nga grupet e interesit.

Krijimi i “Qendrës së Vizitorëve” planifikon gjithashtu që segmenti rrugor nga Qafa e Butintit deri në hyrjen e parkut arkeoologjik, të përshkohet me tren elektrik. Kjo e fundit kushton kohë dhe para, për banorët e fshatrave të Konispolit të cilët e kanë nyje lidhëse me Ksamilin dhe Sarandën.

Projekti për ridimensionimin e Butrintit po has në kundërshti të forta nga grupet e interesit të cilët besojnë se projekti është në dëm të banorëve të zonës, dhe rrezikon të ul ndjeshëm numrin e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e reperit Kanye West e cila...
18:10 | 09/07/2026

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026

Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas...
17:53 | 09/07/2026