“Ndërhyrje e çuditshme”, analistja Emini: Rama do protagonizëm, të qëndrojë neutral
Analistja Donika Emini u shpreh se draft-statuti i propozuar nga Edi Rama për Kosovën është diçka shumë e çuditshme.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se kryeministrit i takon të mbajë një qëndrim neutral.
Emini sqaroi se çështja e dialogut është shumë më e komplikuar sesa njohuritë e Ramës për realitetin politik mes Kosovës dhe Serbisë e në këto kushte ndërhyrja e tij mund të shihet veçse si protagonizëm.
“Zoti Rama ka problemin me Greqinë, që nuk është zgjidhur ende mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ndoshta është mirë të merret me çështje bilaterale të Shqipërisë sesa të Kosovës. Nëse zoti Rama dëshiron që t’i asistojë procesit në rol neutral, që prapë është problematik të kesh një rol neutral në këtë proces, duhet që ta bëjë në raport me Kosovën, t’i ofrojë ndihmë Kosovës, por edhe në nivel të BE-së, zotit Lajçak. Absolutisht të konsultohet me Kosovën,” – u shpreh Emini.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë