Ndërprerja e qarkullimit urban në Prishtinë, reagon qeveria
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për bllokim të mjeteve buxhetore. Ai ka thënë se të premten pasdite Thesari ka alokuar buxhetin e muajit dhjetor, por stafi i Komunës së Prishtinës ka përfunduar orarin e punës dhe nuk ka kryer asnjë pagesë, duke thënë se “do t’i kryejnë të hënën”.
Në një postim në Facebook, Murati ka deklaruar se alokimi i buxhetit për dhjetor është bërë para kohe, me qëllim që të mund të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, si energjia elektrike.
“Mirëpo, në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan se, përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishte përfunduar orarin dhe nuk kishte kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se ‘i kryejmë të hënën’. Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje nuk përkonte me urgjencën që ata kishin paraqitur kur kërkuan alokim të parakohshëm”, shkroi Murati.
Sipas tij, në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, “Përparim Rama me nënkryetarët e tij kanë zgjedhur të bëjnë propagandë kundër Qeverisë gjatë fundjavës, duke u ankuar për një bllokadë të supozuar. Po t’i paguanin faturat të premten, nuk do të mund ta vazhdonin propagandën të shtunën e të dielën”.
Murati shtoi se kjo “sqaron edhe arsyen pse Lumir Abdixhiku me deputetët e tjerë të LDK-së nuk e votuan buxhetin për Prishtinën në Kuvend”, duke akuzuar opozitën për mungesë kauzash dhe për dëmtim të interesave të qytetarëve të kryeqytetit.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë konferencës së sotme për media, nuk e ka përmendur alokimin e buxhetit për dhjetor. Ai ka deklaruar se të hyrat vetanake të Komunës janë të bllokuara prej 11 muajsh nga Ministria e Financave dhe se ato nuk janë bërë pjesë e buxhetit.
“Prej më shumë se një viti, në mënyrë të vazhdueshme dhe në përputhje me procedurat ligjore, kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar. Buxheti është bllokuar për arsye kryesisht politike. 35 milionë euro – prej të cilave 25 milionë janë të hyra vetanake dhe 10 milionë nga granti qeveritar – janë bllokuar nga Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”, tha Rama.
Ai tha gjithashtu se gjatë ditës ka takuar përfaqësues të transportit urban dhe të Shoqatës së Transportuesve Privatë, të cilët e kanë njoftuar se duke filluar nga nesër transporti publik në kryeqytet do të ndalet për shkak të mosshlyerjes së pagave.
“Shërbimet e transportit urban janë të papaguara prej muajsh dhe kanë arritur në një pikë ku nuk mund të paguajnë as derivatet”, deklaroi Rama, duke i bërë thirrje Ministrisë së Financave të veprojë në pajtim me ligjin.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta