Ndërprerje taktike e luftimeve, Izraeli njofton vendimin për lejimin e ndihmave

16 Qershor 2024 | 15:09

Ushtria izraelite ka njoftuar një “ndërprerje taktike” të luftimeve në jug të Rripit të Gazës. Forcat Mbrojtëse të shtetit hebre kanë sqaruar se në këtë mënyrë do të lehtësojnë dorëzimin e ndihmave humanitare.

Sipas njoftimit, ndërprerja taktike do të zbatohet nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 19, deri në një urdhër të mëtejshëm dhe do të përfshijë një arterie të rëndësishme rrugore.

Gjithashtu, ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarë të tjerë mbetën të vrarë të shtunën në luftimet në veri të Rripit të Gazës.

Ndërkohë, disa mijëra persona kanë organizuar një protestë në Tel Aviv për t’i kërkuar qeverisë Izraelite të bëjë më shumë për të liruar pengjet që mbahen ende nga Hamasi në Gaza.

Gjatë protestës, që ishte gjithashtu një mesazh kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, forcat e sigurisë arrestuan 12 persona.

“Unë nuk dua të jetoj në një botë të mbushur me vdekje. Nuk dua të jetoj në një vend me një qeveri që na çon të vendosemi në kufi, që përfshihet në luftë dhe që na braktis”, tha një palestinez.

Një nga synimet e fushatës ushtarake izraelite ishte të lironte pengjet, por në 8 muaj vetëm 7 prej tyre janë liruar. Izraeli vlerëson se rreth 80 të tjerë vazhdojnë të mbahen nga Hamasi bashkë me trupat e 40 të tjerëve, të vrarë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026