Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë
Shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar, Isa Qosja, në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë të Malit të Zi, u ndërpre ndërsa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtatorit, njoftuan organizatorët.
Ajo u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe, shkruan REL.
Organizatorët konfirmuan se ndodhi një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit u ndërpre.
“Pasi një grup individësh shprehën pakënaqësi për shkak të shfaqjes së filmit, vendosëm që, për arsye sigurie, ta ndërprisnim shfaqjen. Policia, sipas detyrës zyrtare, mbrëmë doli në vendngjarje”, deklaruan organizatorët e festivalit.
Policia nuk i ka bërë të ditura rezultatet e hetimit. Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje që lidhen me epilogun e hetimeve.
Ndërprerjen e dhunshme të filmit “Lejleku” e dënuan ashpër organizatat joqeveritare, të cilat theksuan se kjo përbën sulm të rrezikshëm ndaj lirisë së shprehjes artistike e kulturore dhe shpërfaqje të hapur të urrejtjes për shkak të përkatësisë kombëtare dhe gjuhës.
“Një grup dhunuesish ndërpreu shfaqjen vetëm pse filmi ishte në gjuhën shqipe. Është shqetësuese që një sulm i tillë ndodh në një shtet shumetnik ku gjuha shqipe, sipas Kushtetutës, është gjuhë zyrtare”, theksuan OJQ-të malazeze.
Ato thanë se presin nga policia dhe prokuroria të zbulojnë autorët dhe u bëjnë thirrje partive në pushtet të reagojnë.
“Partitë në pushtet mbajnë përgjegjësi për një sërë provokimesh nacionaliste që i paraprinë këtij rasti, dhe rrjedhimisht edhe për destabilizimin e Malit të Zi si shtet qytetar. U bëjmë thirrje përfaqësuesve më të lartë të pushtetit të parandalojnë incidente të tjera dhe prishjen e harmonisë multietnike”, thanë to.
Shqetësim për ndërprerjen e dhunshme shprehu edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i cili e kishte financuar festivalin Xhada.
“Liria e shprehjes artistike është pjesë përbërëse e lirisë së fjalës dhe një nga vlerat thelbësore demokratike”, theksoi delegacioni në rrjetin X.
Festivali i filmit Xhada mbahet që dhjetë vjet dhe është festival ndërkombëtar i filmit debutues. Të gjithë filmat dhe dokumentarët shfaqen kryesisht në hapësira të hapura në Podgoricë.
Filmi i gjatë malazez “Lejleku”, i regjisorit kosovar Isa Qosja, u shfaq premierë në shtator të vitit 2024 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit PriFest në Prishtinë.
Ngjarja zhvillohet në fshatin e braktisur Vuthaj, të banuar me popullsi shqiptare, në kufirin malazezo-shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
“Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
- 09:31 Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
- 09:26 Bordi i Paqes: Trupat e FSK-së i bashkohen forcës shumëkombëshe për stabilizimin e Gazës
- 09:25 Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë
- 09:22 Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij
- 09:20 Irani njofton goditjen e objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman
- 09:18 “Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci