Ndërtimet pa leje, Rama-kritikëve: Nismën e morëm ne, nuk fshihem unë pas kullave
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me Këshillin e Ministrave, ka folur për nismën e ndërtimeve pa leje duke thënë se këtë nismë nuk e ndërmori as politika e as drejtësia por Partia Socialiste.
Në një deklaratë për mediat, numri një i qeverisë, ka pasur një përgjigje për kritikët, duke thënë se pas kullave nuk fshihet ai se po të ishte kështu askush nuk do e kishte marrë vesh.
“Jam i keqardhur dhe i mëshiroj të gjithë ata që i bien fyellit me një vrimë që s’ka asnjë lidhje fare me thelbin dhe rezultatin e kësaj nisme. Këtë problematikë nuk e ngriti as politika, as media as drejtësia, këtë problematikë e ngritëm ne për një arsye shumë të thjeshtë. Asnjë nga ata që ndërtojnë metra katror për qëllim fitimi s’na mban dot lidhur për asgjë. Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe të gjithë legjendat urbane të fshehjes sime prapa kullave dhe pallateve. Po të ishte kështu ju s’do kishit marrë vesh gjë dhe drejtësia që duhet të veprojë në nivelin e prokurorive të rretheve do të kishte vazhduar të vazhdonte atë që ka bërë.”- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta