Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji| Tifozët dalëngadalë nisin grumbullimin
Prej orës 17:30 qindra tifozë kuqezi janë mbledhur panë stadiumit “Air Albania” dhe po presin me padurim nisjen e duelit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, në orën 20:45.
Festa ka nisur në shumë bare të qytetit, ku tifozët mes këngëve e valleve patriotike janë mbledhur edhe pranë bulevardit kryesor të kryeqitetit.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, ditën e sotme, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, po aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.
Përmes një njoftimi Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia publikon planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji, rrugët që bllokohen
- Silvinjo para ndeshjes me Gjeorgjinë: Kemi përballë një skuadër të fortë, por
Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq