Ndeshjet e së mërkurës/ Manchester City pret Dortmundin, Interi kërkon kryesimin

5 Nëntor 2025 | 10:59

Emocionet e Champions vijojnë edhe këtë të mërkurë, ku të tjera emra të mëdhenj të futbollit në kontinentin e vjetër zbresin në fushë.

Ekipe si Barcelona, Dortmund, Inter apo Manchester City synojnë të marrin pikët e radhës, teksa objektivi është i njëjtë edhe për kampionët e botës, Chelsea.

Vëmendja më e madhe është në Etihad, aty ku skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola sfidohet nga Dortmund, edhe pse britanikët janë favoritë të padiskutueshëm në letër. Në 5 ballafaqimet e fundit mes tyre, gjermanët regjistrojnë 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Interi i Chivu ka si objektiv marrjen e 3 pikëve të radhës në mbrëmje ndaj Kairat Almaty dhe do ta rendiste në krye, krahas Bayernit dhe Arsenalit, si të vetmet ekipe me pikë të plota. Ndeshja luhet në Meazza, një detyrim dyfish që zikaltrit të bëjnë gjërat si duhet.

Barcelona ka udhëtuar drejt Brugge, aty ku skuadra vendëse e pret në mbrëmje, një ekip që gjithmonë transformohet në Champions. Në kërkim të pikëve janë edhe Galatasaray dhe Leverkusen, teksa spektakël pritet dhe në Marsejë–Atalanta e Newcastle–Athletic Bilbao.

Dy duelet e pasdites janë Pafos–Villarreal dhe Qarabag–Chelsea.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026