“Ndëshkim nga duart e burrave tanë”- Izraeli: Jemi gati të mbrohemi nga Irani

12 Prill 2024 | 09:06

Ushtria e Izraelit ka thënë të premten se është e gatshme për ta mbrojtur vendin dhe për t’u përgjigjur, nëse Irani hakmerret për një sulm vdekjeprurës në konsullatën iraniane në Siri.

Teherani e fajëson Izraelin për sulmin ajror në konsullatën e saj në Damask në fillim të këtij muaji.

Izraeli nuk e ka komentuar këtë sulm, por ushtria amerikane beson se sulmi u krye nga Izraeli.

Rritja e tensioneve ka shkaktuar shqetësime ndërkombëtare se lufta shkatërruese e Izraelit në Rripin e Gazës kundër Hamasit – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mund të përhapet në tërë Lindjen e Mesme.

Konsullata iraniane në kryeqytetin sirian Damask u shkatërrua nga një sulm i dyshuar izraelit më 1 prill.

Shtatë pjesëtarë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), përfshirë dy gjeneralë, u vranë si pasojë, shkruan REL.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua për hakmarrje pas sulmit, duke thënë se Izraeli do të “ndëshkohet nga duart e burrave tanë guximtarë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi të enjten se Irani po kërcënon ta kryejë një “sulm të madh” si përgjigje ndaj sulmit në konsullatën e tij në Damask, shkruan REL.

Presidenti amerikan i ka premtuar Izraelit mbështetje të “palëkundshme” amerikane, përballë kërcënimeve për sulm të mundshëm nga Irani.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur sigurinë e Izraelit”, tha Biden.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026