“Ndëshkim për Evropën”, Putin: Nuk ka kontratë për gazin rus nga Ukraina
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se nuk ka mbetur kohë për të nënshkruar një marrëveshje të re për tranzitin e gazit përmes Ukrainës dhe fajësoi atë vend për refuzimin e zgjatjes së marrëveshjes që sjell gaz në Sllovaki, Republikën Çeke dhe Austri.
“Ata njoftuan se nuk do ta zgjasin kontratën”, tha Putin dhe shtoi se Kievi po ndëshkon Evropën me këtë veprim, raporton RIA Novosti. Nuk ka kontratë dhe është e pamundur të lidhet brenda tre ose katër ditësh, u tha Putin gazetarëve.
Kontrata e lidhur në vitin 2019 për transitin e gazit rus në Evropë përmes territorit ukrainas skadon më 31 dhjetor dhe Kievi ka njoftuar vazhdimisht se nuk planifikon ta rinovojë atë.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë mundësinë e transitit të gazit rus në Evropë përmes territorit ukrainas pas 31 dhjetorit, edhe nëse vendet e treta e blejnë atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij