Ndëshkohen 1552 qytetarë për mosmbajtje të maskës, 16 gjoba për thyerje të karantinës
Policia ka ndëshkuar me masë administrative prej 3 mijë lekësh të reja 1552 qytetarë për mosmbajtje të maskës, ndërsa 16 persona të tjerë janë gjobitur për thyerje të karantinës pas orës 22:00
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat policia bën me dije si rezultat i kontrolleve gjatë 4 ditëve që lamë pas në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1552 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
“Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt (lokal) në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në këto katër ditë, pas orës 22:00 janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, sqaron policia.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet