“Ndihem e kërcënuar”, Hegla Vukaj thirrje ambasadores Kim: Merrni në mbrojtje të dhënat e mia personale e të shqiptarëve

20 Prill 2021 | 12:19

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj i kërkon ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të marrin në mbrojtje të dhënat personale të shqiptarëve.

Helga Vukaj në mbledhjen e Komisionit Rregullator tha se ndihej e kërcënuar për shkak dhe të funksionit që ka.

Ajo theksoi se patronazhisti që PS kishte vënë në dispozicion për të mbikëqyrur atë dhe i dinte edhe numrin e banesës, merret në mbrojtje nga kryeministri Edi Rama.

“Në momentin kur dëgjoj që patronazhisti im, i cili ka luajtur me të dhënat e mia deri në numrin e banesës sime, imagjinoni sesa të rriskuar ndjehemi. Unë s’kam dhënë konsensus që të përdoret ID edhe për hir të deklaratave që bëj si anëtar i KQZ, të ndihen e kërcënuar kur përballë kam aureolën mbrojtëse nga lideri i partisë në pushtet ndaj patronazhistevë. Ju lutem që struktura ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri, zonja Kim apo zotërinj të tjerë merrni në mbrojte të dhënat e çdo shqiptari. Ndihemi e kërcënuar edhe për shkak të funksionit”, u shpreh zonja Vukaj.

Lexoni gjithashtu:

Hetimi për të dhënat personale, SPAK kërkon materialet, gazetarët refuzojnë t’i dorëzojnë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026