Ndihmoi Rusinë në çlirimin e Kurskut, Putin falenderon Korenë e Veriut

28 Prill 2025 | 09:46

Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar Korenë e Veriut dhe udhëheqësin e saj Kim Jong Un për ndihmën e dhënë në çlirimin e rajonit të Kurskut nga forcat ukrainase. Në një deklaratë të lëshuar nga shërbimi për shtyp i Kremlinit, Putin vlerësoi lëvizjen e Koresë së Veriut si një akt solidariteti dhe miqësie të vërtetë.

“Lëvizja e miqve tanë të Koresë së Veriut u udhëhoq nga një ndjenjë solidariteti, drejtësie dhe miqësie të vërtetë”, theksoi Putin në një deklaratë. “Ne e vlerësojmë shumë këtë dhe i jemi sinqerisht mirënjohës, personalisht Kryetarit të Komitetit të Çështjeve Shtetërore, shokut Kim Jong-un, si dhe të gjithë udhëheqjes dhe popullit të Koresë së Veriut”, tha lideri rus.

“Ne përgëzojmë heroizmin e ushtarëve të Koresë së Veriut, stërvitjen dhe përkushtimin e tyre të shkëlqyer të shfaqur gjatë luftimeve, krah për krah me ushtarët rusë, duke mbrojtur Atdheun tonë si të tyren”, theksoi presidenti rus. “Ata e përmbushën detyrën e tyre me nder dhe trimëri, duke u mbuluar me lavdi të pashuar”, tha Putin.

Operacioni për çlirimin e rajonit të Kurskut u përfundua më 26 prill, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Valery Gerasimov, vlerësoi rolin e ushtarëve të Koresë së Veriut në eliminimin e grupit ukrainas në këtë rajon.

Ky bashkëpunim mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është i mbështetur nga një marrëveshje tërësore të partneritetit strategjik, e nënshkruar nga të dyja vendet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026