Ndikimi negativ i infrastrukturës redukton vizitat në sitet arkeologjike në Vlorë 

30 Shtator 2022 | 16:44

Investimet në infrastrukturën rrugore në qarkun e Vlorës duket se kanë lënë jashtë vëmendjes së vizitorëve sitet arkeologjike. Të dhënat flasin se fluksi i vizitorëve që tërhoqi Vlora nuk është reflektuar si duhet në parqet dhe sitet arkeologjike, të cilat mbajnë ende si vitin më të mirë, vitin 2019.

Kjo situatë është krijuar për shkak se bypassi i Vlorës shmang kalanë e Kaninës dhe parkun e Orikut, pasi daljen e ka në Dukat. Po ashtu, mungojnë tabelat orientuese për vizitorët.

“Për kalanë e Kaninës dhe Parkun Arkeologjik të Orikut, por kjo rritje nuk ka shkuar paralel me të gjitha monumentet dhe parqet e tjera pasi është e domosdoshme dhe jemi duke u marrë për përshtatjen e informacionit, rrugëve hyrëse-dalëse që janë në këto dy monumente. Ashtu siç ju e dini, është bërë një investim i cili ka përfunduar tashmë që është bypass-i i Vlorës dhe shumë njerëz për të shkuar në Kanine nuk kalojnë më nëpërmjet rrugës së vjetër të fshatit Kaninë, por edhe daljen fundore nuk e ka më në njësinë administrative Orikum. Ne po krijojmë gjithë infrastrukturën e nevojshme me gjithë tabelat orientuese shpjeguese për këto dy site”, thotw Orges Feimi, drejtor i DRTK-së Vlorë.

Në këtë pikë, viti me numrin më të lartë të vizitorëve, mbetet 2019-ta.

“Në qoftë se i marrim monumentet dhe sitet secili me vete, shikojmë që ka një rritje që nuk shkon në proporcion të drejtë. Për shembull, kalaja e Porto Palermos e cila vazhdon të jetë një nga monumentet më të vizitueshme që ndodhet në qarkun Vlorë ka pasur një rritje rreth 50 për qind, pastaj monumentet dhe sitet e tjera kanë pasur një rritje pak më të vogël, gjithmonë krahasuar me vitin 2021, krahasimisht me vitin 2019 ende nuk kemi shkuar në shifrat e vitit 2019”, shprehet Feimi.

Numri i lartë i vizitorëve që zgjodhën Vlorën këtë sezon veror, si dhe mbi 300 milionë eurot që përllogaritet xhiroja e qarkulluar, duket se nuk kanë dhënë impakt aq pozitiv edhe në sitet arkeologjike të qytetit bregdetar. Pjesë e siteve arkeologjike në qarkun e Vlorës janë edhe Kalaja e Porto Palermos si dhe Parku Arkeologjik Amantia, të cilat janë më të vizituarat për vitin 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026