‘Ndizet’ derbi, Jasir Asani për Euronews: Tirana s’më mposhti, diferencën e bën…

2 Mars 2023 | 15:18

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është padyshim kryendeshja e javës së 24 në Superligën Shqiptare.

Përballja e së hënën pritet me shumë interes nga sportdashësit, ndërsa me më tepër emocion nga ata që kanë qenë pjesë e sfidës. Njëri prej tyre është dhe sulmuesi Jasir Asani, i cili nuk regjistron asnjë humbje në përballjen me bardheblutë.

27-vjeçari, i cili aktualisht luan në aktivizohet në Korenë e Jugut, ka folur ekskluzivisht për gazetarin Enriko Gabaj në Euronews Albania.

Jasir, si ndihesh tani që fatkeqësisht derbin duhet ta ndjekësh nga ekrani?

Më mungon shumë derbi dhe skuadra e Partizanit. Atmosfera është e jashtëzakonshme, shpresoj të fitojnë demat për t’u përmirësuar edhe më tepër në renditje. Sa do të doja të isha në fushë për të ndihumar skuadrën…

Çfarë të kujton përballja mes Partizanit dhe Tiranës?
Derbi padyshim më sjell kujtime shumë të bukura, sidomos kur i ke fituar të gjitha përballjet. Tifozët ishin po ashtu janë një factor i rëndësishëm, një motiv më tepër për të luftuar.

Më përmende fitoret, por çfarë bilanci ke ti kur ke luajtur kundër bardhebluve?

Po, kur unë kam luajtur ndaj Tiranës nuk kam humbur asnjëherë. Të tregohem realist, ai Partizan ishte i frikshëm, skuadrat stepeshin përballë neve. Më duhet të pranoj që situata nuk është e njëjtë, pork jo nuk do të thotë se skuadra është e dobët.

Të mungon Superliga?

Patjetër, është normale që të ndodhë diçka e tillë. Unë kam kaluar bukur, por më tepër se kampionati më mungon skuadra ime e zemrës. Jam shumë krenar për atë çka bëmë me këtë skuadër, i kujtoj gjithmonë ato momente suksesi.

Ke folur me shokët e skuadrës atje (Partizani), si është situata atje?

Normale, unë kam kontakte të vazhdueshme me lojtarët atje, të cilët i kam miq. Mos harro që ka disa lojtarë nga Maqedonia e Veriut të cilët veshin fanellën e Partizanit. Do të veçoja padyshim Alban Hoxhën, jam i lumtur që e kam pasur kapiten. Do të duket e çuditshme, por kam komunikim dhe me Skënder Sinën, pjesë e skuadrës së Partizanit, i cili kujdeset për gjithçka, është një njeri me zemër të madhe.

Mund të bësh një parashikim të rezultatit?

Nuk ka rëndësi rezultati, rëndësi ka të luhet për atë fanellë me peshë të rëndë, për fansat dhe për trajnerin Colella, të cilin e vlerësoj. Kam një besim të madh tek Bruno Telushi, ai di si ta bashkojë grupin, t’i bëjë ata të luftojnë si një trup i vetëm. Shpresoj që të hënën, 3 pikët t’i shkojnë Partizanit dhe në fund të ngrenë lart trofeun e kampionatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025