Ndoji: Grekët nuk duan ta mbështesin Shqipërinë! Me ligjin e luftës mbajnë pezull marrëdhëniet

25 Prill 2026 | 21:42

Ish-drejtori i Arkivës dhe historiani, Gjet Ndoji i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndoji gjatë fjalës së tij u shpreh se grekët nuk duan ta mbështesin Shqipërinë teksa u kthye pas në kohë duke kujtuar pushtimin e Epirit të Vjetër.

Ndër të tjera ai theksoi se Greqia gjithmonë ka përfituar nga vonesa në procesin e shtetformimit të Shqipërisë.

“Sa i përket ligjit të luftës që u tha, është absurdi më i madh i politikës së jashtme të Greqisë me Shqipërinë pasi baza e këtij pretendimi ekziston që në kohën e luftës italo-greke e tetorit të vitit 1940.
Një ligj absurd për arsyen e thjeshtë se Italia pasi pushtoi Shqipërinë në qoftë se do ndalemi pak te lufta italo-greke, intervenoi kundër Greqisë në synimet e saj strategjike për të rritur influencat dhe për të pushtuar Ballkanin.

Po të rikthehemi te takimi i dy kryeministrave, mund të lexohen nën rrjeshta, dy gjendje. Gjendja e Shqipërisë për të përfituar mbështetjen e Greqisë që me sa duket tek artikulimi që bën kryeministri i Greqisë dhe media e institucionet greke, nuk janë gati grekët dhe nuk e dëshirojnë aspak që ta mbështesin Shqipërinë.

Grekët gjithmonë që në kohën e revolucionit greke deri në ditët tona kanë përfituar nga vonesa në procesin e shtetit të formimit të Shqipërisë dhe kjo është arsyeja kryesore që grekët vazhdojnë, unë them stacioni i fundit i insistimit të tyre me teza absurde siç mbajnë pezull marrëdhëniet dhe e përdorin autoritetin e tyre për të realizuar qëllime të tjera.

Greqia tashi njihet në mënyrë permanente. Ajo përveç se ka pushtuar Epirin e vjetër, atje ka ndodhur dhe procesi i greqizimit të asaj popullate. Një pjesë e madhe është ushtruar gjenocid, janë depërtuar me dhunë duke vrarë e prerë. Dhe në aspektet kulturore në gjithë Shqipërinë e jugut.

Procesi i restaurimit të kishave për shembull është një proces i ndërhyrjes kulturore për të shuar identitetin kombëtar të shqiptarëve, identitetin arbënor. Po marr shembullin më klasike është Manasiri i Mesopotamit në komunën e Finiqit, një objekt kulti tipik arbor”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026