Ndotet përroi i Gorishovës/ Nafta bruto që vjen me ujin dëmton të mbjellat në Cakran
Përrroi i Gorishovës në njësinë administrative Cakran në Fier, si pasojë e reshjeve të shumta është tejmbushur me ndotje të naftës bruto të kompanive që operojnë në zonë duke sjellë një ndotje alarmante për banorët.
Kjo është një situatë shumëvjeçare dhe e përsëritur thonë ata, teksa theksojnë se ndotja jo vetëm që u ka shkaktuar dëme në shëndetin e tyre, por u ka shkatërruar dhe pemët frutore, ullinjtë dhe vreshtat.
“Ti se kupton po hajde një natë rri aty. Kur bie shi janë pellgje pellgje. Andej lart. Kur hedhim gur kali nxihen se ka gaz. Nuk spërkasim dot me gur kali asnjë lloj bime. Bën reaksion. Rrushi nuk spërkatet perimet jo ulliri nuk spërkatet që e ka të domosdoshme. Nga puset e naftës”
“Kjo ka vazhduar gjithë kohën këtu. Qëkur është ndezur pusi lart e deri sot e njëjta histori është. Se kush e ka fajin e zgjidhni vetë ju. Jo aromë por këtu nuk rri dot. Këtu bimësia prishet, çdo gjë degradon vetëm nga gaz. Ja ky zotëria që ka shtëpinë këtu lart nuk rri dot vetëm nga gazi. Ku ta gjesh të drejtën këtu. Janë 500 600 banorë këtu. Edhe përroi tani dimrin, do vijnë papastërti mbeturin”-shprehen banorët.
Ata pohojnë se si pasojë e kësaj situate prej më shumë se dy dekadash toka është e ndotur, teksa tregojnë se vite më parë si pasojë e shkarkimit të normave të gazrave si pasojë e aktivitetit të naftës iu drejtuan dhe gjykatës, dhe pas disa vitesh betejash ligjore
“Kemi vite por me përpara merrnim ndonjë demshpërblim nga nafta ndërsa kemi nja 7 a 8 vjet asgjë fare. Ndodh shpesh në behar më shumë se në Dimër”-theksojnë ata.
Situata bëhet edhe me alarmante për faktin se mbetjet e naftës bruto të përroit të Gorishovës, përfundojnë ne lumin Vjosës i shpallur se fundi Park Kombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)