Ndryshim ligjit të adresave, PS propozon heqjen e gjobës në rast mosdeklarimi të banimit
Partia Socialiste kërkon heqjen e gjobës në rast të mos-deklarimit të ndryshimit të vendbanimit. Dy deputetët e grupit parlamentar socialist, Blerina Gjylameti dhe Elio Hysko kanë propozuar një ndryshim në ligjin për gjendjen civile, më konkretisht, heqjen e gjobës prej 10 mijë lekësh në rast të mosdeklarimit të ndryshimit të vendbanimit.
Në relacion dy deputetët theksojnë se ky ndryshim nevojitet pasi nuk ka prodhuar efektin e pritshëm dhe shumë njerëz nuk kanë deklaruar ndryshimin e vendbanimit për shkak se kanë tejkaluar afatin 30 ditor dhe nëse e bëjnë një veprim të tillë, atëherë do të përballen me gjobën.
Por ndryshimi i këtij ligjit ngre një pikëpyetje të madhe që lidhet me trajtimin e diferencuar të qytetarëve pasi një pjesë është përballur me sanksionet administrative, ndërsa një pjesë tjetër jo.
Ky ligj u propozua në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri nën argumentin se qytetarët duhet të saktësonin vendbanimin e tyre dhe shkaktoi shumë radhë nëpër zyrat e gjendjes civile ku qytetarë të shumtë për të shmangur sanksionin administrativ kërkuan ndryshimin e vendbanimit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta