Ndryshime në aplikacionin Whats’app
Whats’ App është një nga aplikacionet që përdoret më shumë nga ne.
I gjendur përballë rivalëve të fortë si telegram kompania e teknologjisë Meta që ka në pronësi edhe Facebook dhe Instagram ka vendosur të sjellë disa modifikime.
Mesazhet në këtë aplikacion mund të ndryshohen deri në 15 minuta pas dërgimit.
Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues të WhatsApp në javët e ardhshme.
Nga rregullimi i një gabimi drejtshkrimor të thjeshtë e deri tek shtimi i një përmbajtje ekstra në mesazhin tuaj, ne jemi tepër të gëzuar t’ju ofrojmë më tepër kontroll në bisedat tuaja.
Gjithçka që ju duhet të bëni është të mbani shtypur mesazhin që do të editoni dhe të zgjidhni ‘Edit’ në menu deri në 15 minuta pas dërgimit te mesazhit.” tha kompania në një deklaratë
Mesazhet e modifikuara do të etiketohen si “të redaktuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar. Megjithatë, atyre nuk do të tregohet se si mesazhi është modifikuar me kalimin e kohës.
Dhe vetë CEO i Meta, Mark Zuckerberg, e lajmëroi këtë ndryshim përmes një postimi në Facebook, ku shfaqi një mesazh të ndryshuar nga “Beast of luck!” në “Best of luck!”.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret