Ndryshime në Kodin Penal/ Ashpërsohen dënimet për abuzuesit. Burg për bigaminë
Dënimet për krimet ndaj të miturëve do të jenë më të ashpra. Ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë dënimin me më shumë vite burg për marrëdhëniet seksuale me të mitur, si dhe dënimin me burg për bigaminë.
Krimet e fundit me natyrë seksuale ndaj minorëneve kanë bërë që në parlament të propozohen ndryshime në Kodin penal. Në projektin që është prezantuar për debat publik, parashikohet ashpërsimi i dënimeve për disa vepra penale.
Kështu, në propozimin e ndryshimeve rritet mosha për cilësimin si krim të marrëdhënieve me të mitur. Ndërsa Kodi aktual e cilësonte krim kryerjen e marrëdhënieve deri në 14 vjeç me ndryshimet e reja kjo moshë është deri në 16-vjeç.
Në Kod përcaktohet se “bashkëjetesa e një personi madhor me një të mitur të moshës 14 deri nën 16 vjeç, kur bëhet për qëllime të njëjta me ato të martesës apo marrëdhënies së ngjashme me të, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”. Nëse bashkëjetesa kryhet me një të mitur të moshës 16 deri në 18 vjeç, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Për veprat penale kundër martesës, sipas propozimeve në Kodin e Ri, thuhet se “lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
Ndryshimet e tjera në Kod parashikojnë dënime më të ashpra për krime që lidhen me pedofilinë dhe abuzime me të miturit.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë