Enkelejda Muçaj emërohet zv.ministre  e Infrastrukturës dhe Energjisë

20 Tetor 2021 | 18:45

Ish-Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj është emëruar zv.ministre  e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.

Enkelejda Muçaj u zgjodh në detyrën e Avokates së Përgjithshme të Shtetit në 4 mars të vitit të kaluar me propozim të vetë kryeministrit Edi Rama dhe u lirua nga detyra në fund të qershorit të këtij viti.

Znj. Muçaj zëvendësoi në këtë post Artur Metanin, pasi ky i fundit mori një tjetër detyrë si kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Metani ushtroi postin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit për më shumë se dy vjet, përkatësisht nga tetori i 2018 deri në janar 2020.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026