Ndryshime në Twitter/ Elon Musk kufizon numrin e postimeve që mund të lexoni

2 Korrik 2023 | 16:10

Twitter ka aplikuar një kufi të përkohshëm në numrin e tweet-eve që përdoruesit mund të lexojnë brenda një dite, tha pronari Elon Musk. Kjo sipas miliarderit amerikan bëhet për të penguar “nivelet ekstreme” të grumbullimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit, njoftoi ai përmes një postimi në Twitter.

Për llogaritë e reja të paverifikuara, numri i postimeve është 500. Ndërkohë, llogaritë me status të “verifikuar” aktualisht janë të kufizuara në 10 mijë postime në ditë. Miliarderi amerikan fillimisht vendosi kufizime më të rrepta, por ai i ndryshoi këto brenda disa orësh pasi njoftoi lëvizjen.

Më herët, Twitter njoftoi se do t’u kërkojë përdoruesve të kenë një llogari në platformën e mediave sociale për të parë tweet-et, një lëvizje që Musk të premten e quajti një “masë emergjente të përkohshme”.

Musk ka shprehur pakënaqësi ndaj firmave të inteligjencës artificiale si OpenAI, pronari i ChatGPT, për përdorimin e të dhënave të Twitter për të trajnuar modelet e tyre të mëdha gjuhësore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimet e naftës rriten sërish, teksa SHBA-të rivendosin bllokadën detare ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të ndalojë më shumë rrugë eksporti të energjisë nga Lindja e Mesme në përgjigje të...
11:36 | 15/07/2026