Ndryshime në zgjedhjet e ardhshme të Britanisë, edhe 16-vjeçarët do mund të votojnë
Qeveria britanike ka konfirmuar sot se mosha minimale për të votuar në Mbretërinë e Bashkuar do të ulet në 16 vjeç, në kohë për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Ky vendim përmbush një nga premtimet kryesore të Partisë Laburiste në manifestin e saj zgjedhor të vitit të kaluar, duke e vendosur Anglinë në përputhje me Skocinë dhe Uellsin, ku të rinjtë e kësaj moshe tashmë kanë të drejtë vote.
Vendimi është pritur me reagime të përziera. Një student deklaroi për mediat se “të rinjtë meritojnë një zë për të ndikuar në të ardhmen e tyre”, duke e konsideruar këtë hap si një përfshirje të rëndësishme demokratike. Por një tjetër 17-vjeçar u shpreh skeptik, duke thënë se masa mund të “keqpërdoret” nga ata që ende nuk kanë përvojë të mjaftueshme për të bërë zgjedhje të informuara.
Kryeministri Keir Starmer e mbrojti vendimin duke argumentuar: “Nëse 16 dhe 17-vjeçarët janë mjaftueshëm të rritur për të punuar dhe për të paguar taksa, atëherë janë mjaftueshëm të rritur edhe për të votuar.”
Megjithatë, kundërshtimet nuk kanë munguar. Partia Konservatore ka ngritur pikëpyetje mbi këtë lëvizje, duke theksuar se 16-vjeçarët nuk kanë ende të drejtë të martohen pa leje, të shkojnë në luftë apo të kandidojnë në zgjedhje – çështje që, sipas tyre, tregojnë për mungesë të pjekurisë së plotë ligjore.
Nga ana tjetër, Partia Reformiste është shprehur hapur kundër uljes së moshës së votimit, ndërsa Liberal Demokratët e kanë përshëndetur si një “zgjidhje të qartë dhe të drejtë” për të fuqizuar demokracinë.
Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, duke sjellë mbi 1.5 milion votues të rinj në skenën politike britanike.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)