203 miliardë lekë nga eksportet këtë vit, 56% e tregtisë bëhet me BE-në

17 Korrik 2025 | 16:04

Eksportet po shfaqin shenja rigjallërimi këtë vit, i cili po shoqërohet me një tendencë tjetër, atë të rënies së importeve.

Referuar të dhënave të INSTAT, në qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, me rritje 2% në raport me vitin e kaluar. Ndërkohë, importet arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me 0,2 %, në krahasim me një vit më parë. Me këtë qarkullim, defiçiti tregtar i këtij muaji rezulton 41 mld lekë, duke u ulur me 2%, krahasuar me qershorin 2024.

Sipas bilancit, në këtë gjashtëmujor eksportet arritën vlerën 203 mld lekë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 mld lekë. Kjo ka bërë që defiçiti tregtar të kapë vlerën 228 mld lekë, me ulje 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Në shkëmbimet tregtare, vendet e Bashkimit Europian zënë 56 %, të gjithë vëllimit, ndërsa të dhënat për cdo shtet, tregojnë se  shtetesh, partnerët kryesorë janë Italia, Kina, Greqia dhe Gjermania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026