Ndryshimet brenda PS për zgjedhjet: Majko në Kavajë, Hoxha zëvendëson Shalsin
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të jetë pjesë aktive e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u angazhuar në qarkun e Tiranës.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se kryesocialisti Edi Rama i ka besuar Hoxhës drejtimin e njësisë numër 1 të kryeqytetit, duke e zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit, pas mbledhjes së fundit të kryesisë, u emërua drejtues politik për qarkun e Kukësit.
Ndërkohë, Pandeli Majko ka lënë drejtimin e qarkut të Kukësit dhe do të angazhohet në fushatën zgjedhore për Kavajën.
Lëvizjet duket se janë pjesë e strategjisë së Partisë Socialiste për të maksimizuar votën në qarqet e sipërpërmendura.
Në qarkun e Tiranës, drejtuesi politik është Erion Veliaj, ndërsa për fushatën do të angazhohen edhe ministrat Ogerta Manastirliu, Albana Koçi, Delina Ibrahimi, Elisa Spiropali, si dhe Pandeli Majko dhe Ervin Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë