Ndryshimet kushtetuese për Vettingun, Balla: Rekomandojnë ndërkombëtarët,  PD ende pa vendim

23 Shtator 2021 | 15:38

Zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut përtej 17 qershorit, kur është edhe afati final i funksionimit të tyre, kërkon bashkëpunim mes PS-së dhe PD-së në Parlament.

Nga Partia Socialiste ka pasur disa herë ftesa për ulje në tryezën e dialogut, ndërsa nga Partia Demokratike ende nuk ka një vendim për këtë çështje.

Në dalje nga seanca plenare, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e evitoi përgjigjen për këtë çështje, duke theksuar se për momentin janë të tjera probleme si primare.

“Në një parlament ku në shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit synohet t’i iket syve të publikut, t’i shmangesh transparencës dhe t’i mbyllësh gojën opozitës, pa diskutim që nuk mund të flitet për bashkëpunim, qoftë ky edhe institucional,” – u shpreh ai.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cilësoi ndryshimet kushtetuese të rëndësishme në mënyrë që të mos pengohet procesi i Vettingut.

“Ka qenë një rekomandim i atyre që monitorojnë Reformën në Drejtësi, partnerët e Shqipërisë, EURALIUS dhe OPDAT. Të mos harrojmë që ka pasur dhe një vlerësim nga Komisioni i Venecias për nevojën e barazisë në një proces për të gjithë magjistratët. Është rekomanduar që ashtu siç janë vetuar magjistratët e parë të kalojnë dhe magjistratët e mbetur,” – tha Balla.

Procesi i Vettingut do të jetë testi i parë nëse do të ketë bashkëpunim parlamentar mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026