Ndryshimet ligjore, Manja replikon me Bardhin: Nisma nuk është çështje imuniteti por rregullim procedurial

19 Shkurt 2026 | 11:01

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja gjithashtu ka replikuar këtë të enjte gjatë fjalës së tij në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Manja iu përgjigj akuzave të opozitës për ndryshimet ligjore të propozuara nga PS.

Manja u shpreh se nisma është rregullim procedurial dhe jo zgjerim i imunitetit.

“Meritonin një përgjigje se gjysmë të vërtetat janë shpesh herë që e fusin problemin në rrugë pa krye. Edhe pse nuk e kemi vendimin e GJK të arsyetuar kemi një njoftim. Gjysmë të vërtetat janë ato që e fusin të vërtetën në rrugë pa kryer.

Ti Zoti Bardhi shkon deri aty ku të intereson dhe pastaj nuk e lexon pikën tjetër. Kur të vijë këtu nisma ta bëjmë këtu debatin dhe jemi gati t’iu përgjigjemi ju se ndryshimi jonë është imunitet.

GJK e pranoi që GJKKO ka ndërhyrë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Ata tuajën e thonë. Ne kemi depozituar në GJK, dhe ju e dini, për interpretimin e neni 103 të Kushtetues. Kur të vijë këtu nisma, ta bëjmë debatin kushtetues dhe juridik për ndryshimin tonë, jemi gati që t’u përgjigjemi juve se ndryshimi jonë është imuniteti iluziv.

Është rregullim procedurial jo zgjerim i imunitetit. A ka të drejtë prokuroria të hetojë apo Gjykata të vendosë masa, po. E keni mbaruar juridikun në kohëra të tjera!”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026

Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, të zhvilluar në ambientet e selisë blu. Deklaratat...
20:47 | 07/07/2026