Ndryshimet në Kodin Penal, Etilda Gjonaj tregon arsyet madhore që çuan drejt këtij hapi
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj komentoi në “Ilva Now” votimin e sotëm të Kodit Zgjedhor në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe një sërë çështjesh të tjera, që janë parë me interes nga opinioni publik. Ajo u shpreh se ky akt nuk ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, ndërkohë shtoi faktin se ky veprim nuk do të ndikojë negativisht në çeljen e negociatave.
“Kodi zgjedhor kishte dy aspekte pozitive. Nuk shkelte marrëveshjen e 5 qershorit, por ne i qëndruam kësaj marrëveshje, dhe e dyta u votua nga një shumicë e cilësuar. Këto janë dy aspekt pozitive, që unë i gjeta në deklaratën e ambasadës amerikane. Do të ishte mirë që kjo të kishte marrë mirëkuptim nga të gjitha palët, por nuk jam e mendimit se kjo rrezikon negociatat”, tha ajo.
Ajo komentoi edhe kërkesën drejtuar Parlamentit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, pasi sipas saj, bie ndesh me Kushtetutën dhe pengon funksionimin e Gjykatës së Lartë. Ministrja shtoi se kjo kërkesë është marrë në shqyrtim, ndërsa shtoi se me kalimin e sotëm të kodit në Parlament është bërë dhe shfuqizimi i dispozitës së kërkuar.
“Kërkesa është marrë, dhe ne sot themi se në këtë ndryshim që i është bërë në Kodin Zgjedhor është bërë dhe shfuqizim i dispozitës që ka të bëjë pikërisht me pengesën për promovimit e gjyqtarëve për në gjykatën e lartë, që janë anëtarë të Kolegjit Gjyqësor”, tha ajo.
E pyetur për nevojat që çuan në ndryshimin e Kodit Penal në Shqipëri, ministra e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se kjo lindi nga praktika e përditshme pasi shumë veprime nuk janë cilësuar si “ketegori penale” në Kodin Penal.
“Ajo është një iniciativë e re për publikun, por njëkohësisht e kemi ndërmarrë dhe po punojmë prej një viti. Duke mbajtur në konsideratë, që një sërë subjektesh dhe veprimesh kriminale, sot nuk janë të kriminalizuar në Kodin Penal, kjo është një kërkesë, të cilën e kishte nxjerrë praktika”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër