Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Enkelejd Alibeaj: Rama po e thur me dorën e tij humbjen
Deputeti I Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për Euronews Albania foli rreth votimeve të Kodit Zgjedhor që nuk e konsideron kurrsesi një betejë të humbur.
Ai thekoi se votimet e sotme janë një betejë e humbur e kryeministrit që sipas tij ka vërtetuar se është i paaftë për të mbajtur premtimet.
“Votimi i sotëm nëse do të ndodhë dhe gjasat janë që duket se do të ndodhë nuk është gjë tjetër veçse një votim që i mbyll derën përfundimisht Shqipërisë për çeljen e negociatave”,- tha Alibeaj.
Pyetur se ku qëndron fitorja e tyre dhe ku qëndron humbja e Ramës deputeti demokrat theksoi se humbja e kryeministrit është me shqiptarët, me ndërkombëtarët, me të ardhmen e vendit dhe me rezultatin e 25 prillit.
“Fitorja jonë qëndron pikërisht në faktin e demonstrimit nga ana e opozitës së bashkuar të atij që quhet moralitet politik dhe moraliteti politik është i thjeshtë, pakteve politike për të cilat ke rënë dakord do duhet t’i qëndrosh”,- sqaroi Alibeaj.
Ai nënvizoi se beson se kushdo që është ‘me mend në kokë’ e kupton se pse Rama po thur me dorën e vet humbjen me gjithçka që po bën aktualisht.
Në fjalën e tij Alibeaj theksoi se Partia Demokratike ka përdorur çdo kapacitet që ka për të provuar se cila është fytyra e vërtetë e kryeministrit që sipas tij është thjesht një njeri që ka sunduar e jo qeverisur duke thekuar gjithashtu se ata që mund ta konsiderojnë këtë një fitore janë vetë shqiptarët.
Enkelejd Alibeaj foli gjithashtu dhe për fokusin e opozitës së bashkuar që është dialogu i drejtpërdrejt me qytetarët shqiptar.
Ndërkaq ai renditi dhe pikat e këtij dialogu që konsistonin te gjendja ekonomike, situata e rëndë e pandemisë lidhur përsëri me gjendjen ekonomike dhe së fundmi situata e demokracisë në vend.
Pyetur se si Partia Demokratike do e realizojë fitoren e zgjedhjeve në 25 prill Alibeaj tha se do të bënin të gjitha rrugët që një opozitë ka në dorë duke përfshirë këtu rrugët diplomatike, diplomacisë juridike dhe institucionale.
Pyetur për kuptimin që ka për opozitën e bashkuar Këshilli Politik dhe a do të dërgonin një përfaqësues nëse bëhet një tjetër mbledhje ai tha se nuk mund të japë një përgjigje për këtë pjesë.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta