Ndryshimet në kodin zgjedhor, Gjiknuri: Modeli ynë korrigjon çdo anomali, asnjë parti s’meriton fonde publike nëse nuk merr 1 % të votave

5 Tetor 2020 | 09:30

Deputeti socialist, njëkohësisht përfaqësues i mazhorancës në këshillim politik, Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur gjatë seancës së sotme plenare ku po diskutohen ndryshimet në kodin zgjedhor, argumentoi pse drafti i mazhorancës është ai i duhur, që sipas tij korrigjon çdo lloj anomalie në sistem.

Pasi e vlerësoi si një objektiv të madh historik nismën e opozitës parlamentare për hapjen e listave, z. Gjiknuri tha se ky është një revolucion që u diktua nga ndryshimet kushtetuese.

Por hapja e listave sipas tij kushtëzoi edhe ndryshimin e formulës së garimit të koalicioneve që në kushtet e listave të hapura, në bazë të kushtetutës, mund të garojnë me një standard, pra me një listë të përbashkët.

“Hapëm listat, por mbyllëm hapjen e partive brenda një koalicioni. Ju kemi bërë një sfidë politike atyre që e kundërshtojnë, na gjeni një sistem tjetër proporcional rajonal me lista të hapura që e ka këtë skemë? Nuk ka model të tillë.

Kushtetuta përcaktoi se partitë apo koalicionet do të garojnë me të njëjtin standard, pra me një listë të përbashkët. Kjo është barazi gare, çdo gjë tjetër është taktikë për të devijuar vullnetin e zgjedhësve”, tha deputeti socialist.

Teksa theksoi se mazhoranca mori në konsideratë edhe propozimin tjetër të opozitës parlamentare për pragun zgjedhor 1 për qind, z. Gjiknuri tha se kjo gjë i jep mundësi çdo partie reale që të përfaqësohet.

“Një parti që nuk merr 1 për qind të votave nuk meriton të marrë fonde publike dhe as të përfaqësojë qytetarët.  Kandidimi i kryetarit në 4 qarqe u jep më shumë mundësi këtyre partive të vogla. Këto ndryshime e bëjnë sistemin zgjedhor më demokratik”, tha z. Gjiknuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026