Ndryshimet në qeveri, betohen 7 ministrat e rinj

6 Mars 2026 | 10:18

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar janë betuar këtë të premte në Pallatin e Brigadave.  E para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres. Pas Koçiut u betua ministri i ri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe më pas ministri i Brendshëm, Besfort Llamallari.

Ministrat e rinj:

Albana Koçiu-Zëvendëskryeministre;
Ferit Hoxha- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Besfort Lamallari- Ministër i Punëve të Brendshme;
Ermal Nufi- Ministër i Mbrojtjes;
Toni Gogu- Ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Erjona Ismaili- Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Parlamenti votoi të enjten ndryshimet në qeveri.  Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u votua me 83 vota pro. Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari u miratua me 83 vota pro dhe 4 kundër.

Me 83 vota pro dhe 3 kundër, Parlamenti miratoi emërimin e Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u miratua me 83 pro, 0 abstenim dhe 6 vota kundër. Ministri i ri i Drejtësisë, Toni Gogu u miratua me 83 pro 0 abstenim dhe 5 kundër.

Ministri i ri Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u votua me 83 vota pro, 0 abstenim, 6 kundër. Ministrja e re Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili u miratua me 82 pro, 0 abstenim dhe 4 kundër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026