Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Meta: PS u vetëdemaskua si përfaqësuese e oligarkisë dhe bandave
Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar si “shkatërrim brutal të marrëveshjes së 5 qershorit” dhe “vetëdemaskim si përfaqësuese e oligarkisë dhe bandave” ndryshimin e Kodit Zgjedhor nga shumica socialiste.
Përmes një postimi në Facebook, Meta theksoi se tashmë nisma politike e socialistëve, njohur si “Rilindja” i ka ngritur “mur integrimit”, mirëpo sipas tij ky mur do të rrëzohet me votë nga qytetarët.
“Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të ‘Rilindjes’ që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit evropian. Ky mur do shembet nga tre milionë shqitparë më 25 prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme,” – u shpreh Meta në Facebook teksa e mbylli komentin e tij me thirrjen “Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Evropa!”.
Të hënën Meta pati replika të ashpra me kryeministrin Edi Rama. Fillimisht ai apeloi Kuvendin “të mos votonte ‘pro’ pushtetit të partisë në dëm të interesit kombëtar”, pasi sipas tij prishja e marrëveshjes së 5 qershorit do të dëmtonte procesin e integrimit, ndërsa më pas u shpreh se do të bënte publike emrat e deputetëve që do të cenonin sipas tij interesat e Shqipërisë duke votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Këtij komenti, Rama iu përgjigj në parlament me ironi, gjatë një fjalimi ku nuk la pa sulmuar as opozitën jashtëparlamentare dhe as partitë e vogla.
“[Ilir Meta] Do afishueka emrat e deputetëve, publikisht dhe secili do merrka kostot politike dhe personale, nga kush, si, në çfarë mënyre? Nga cilat mjete të dhunshme? Apo nga ato armët që do të rrëmbeheshin në vitin 2017-të,” – u shpreh Rama pasi kritikoi si rrugaçëri dhe jashtë kuadrit të një Presidenti gjuhën, pozicionimin politik dhe angazhimin e Metës në zhvillimet e fundit.
Fillë Meta u përgjigj, po në Facebook, duke akuzuar rëndë kryeministrin se ka lidhje me bandat.
“Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala,” – tha Meta.
Lexoni gjithashtu:
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama: Koalicionet s’mund të jenë kope, sot ne do t’i qytetërojmë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta