Ndryshimi i ministrave, Kuvendi mblidhet sot për të votuar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin

4 Janar 2021 | 06:36

Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar emërimet e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçkës në krye të diplomacisë dhe Niko Peleshit në krye të Mbrojtjes. Me këtë seancë ngre siparin zyrtarisht edhe sezoni i ri politik për vitin 2021.

Ndryshe nga çfarë pritej, aktiviteti politik në vitin 2021 ka nisur vrullshëm. Do të jetë një seancë e jashtëzakonshme parlamentare që është thirrur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi që zyrtarisht do të ngrejë siparin e aktiviteteve politike për këtë vit. Për kundër asaj që ishte parashikuar se punimet e Kuvendit do të nisnin në datën 18 janar, lëvizjet në kabinetin qeveritar në ditët e fundit të 2020-ës, bën që të kërkohet mbledhja e Kuvendit.

Kështu në këtë seancë të datës 4 janar në ora 17:00, në rendin e ditës do të jenë vetëm dekretet e Presidentit Meta për emërimin e ministrave të rinj të Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Pasi të votohen në Kuvend, Olta Xhaçka do të nisë zyrtarisht punën në krye të diplomacisë shqiptare dhe Niko Peleshi në krye të minstrisë së Mbrojtjes.

Zhvillimi i kësaj seance të jashtëzakonshme kushtëzohet nga neni 98 i Kushtetutës, që parashikon se dekretet e presidentit për shkarkim dhe emërim ministrash votohen nga Kuvendi brenda 10 ditëve. Vlen të kujtojmë se ndryshimet në këto dy ministri u bënë nga kryeministri Rama në datën 29 dhjetor dhe Presidenti Meta i dekretoi dy ministrat e rinj Xhaçka dhe Pleshi në datën 31 dhjetor.

Këto ndryshime në ministrinë e Jashtme dhe të Mbrojtjes pasojnë ato që u bën më herët gjatë muajit dhjetor në ministrinë e Brendshme dhe të Bujqësisë, me Bledi Çuçin që zëvendësoi Sandër Lleshajn te rendi dhe i la vendin Milva Ekonomit te Bujqësia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026