Ndryshimi i presidentëve në SHBA, ekspertët tregojnë përfitimet e mundshme për shqiptarët

9 Nëntor 2020 | 19:48

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh në “Ilva Now” se me Donald Trump kanë ndryshuar shumë gjëra në gjeopolitikën botërore, ndërkohë shtoi se për shkak të sjelljeve naive të Tiranës zyrtare, Shqipëria ka humbur pikë na raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai theksoi se përkundër kësaj, lajm i mirë lidhet me faktin se presidenti i zgjedhur në zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden, ka dy këshilltarë, të cilët e njohin shumë mirë situatën e Ballkanin Perëndimor.

“Me Trump nuk ndryshoi ndonjë gjë për ne, por ka ndryshuar një gjë shumë e madhe. Ne nga aleatë kryesorë të SHBA, u kthyem aleatë dytësorë, kjo jo për shkak të SHBA, por për shkak të një sjelljeje naive të Tiranës zyrtare në raport me Boegradin. Të shikosh gjërat në rrjedhojën e tyre pasoja jo të vogla. Fati i mirë janë dy këshilltarët e Biden, të cilët kanë një njohje në Ballkanit kanë një qasje më të drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve”,  tha ai.

Pedagogu i UET-së, Enri Hida, tha në Euronews Albania se Donald Trump ka ndjekur një politikë të jashtme aspak të favorshme për interesin e kombit amerikan.

“Trump ndoqi politikën e jashtme më shkatërrues të interesit kombëtar amerikan, dhe ka shkatërruar marrëdhënie që janë konsoliduar mbi luftëra. Sot ndodhemi përballë faktit, që sot kemi një president, flas për presidentit aktual Trump, jo vetëm që nuk e njeh kulturën e Ballkanit, por ka bërë dëme shumë të mëdha. Pritshmëritë për Biden janë shumë të larta. Biden ka meritën që ka arritur të mposhtë një nga njerëzit më problematikë. Praktikisht i duket që të përballet me një trashëgiminë politike të Trump 4-vjeçare me një tërësi fenomenesh politike”, theksoi ai.

Eksperti i komunikimit, Julian Zyla thotë se presidenti i sapo zgjedhur ka përpara sfidën e madhe për të bashkuar Amerikën.

Sipas tij, Joe Biden nuk duhet të bëjë gabimin e paraardhësit Donald Trump, i cili sipas tij në vend që të dënonte aktet e dhunës racore, ka luajtur rol tjetër duke u bërë vetë promovues i dhunës mes amerikanëve.

“Unë mendoj se një nga gjërat më të rëndësishme, është fakti se presidenti i sapo zgjedhur ka synimin të bashkojë Amerikën aq sa mundet. Është shumë e vështirë të ndryshosh perceptimin e njerëzve. Ajo që ka në dorë Biden, është që ai të sillet vetë si presidenti i SHBA. Ai nuk duhet inkurajojë grupet racore, sikundër e ka bërë Trump në mënyrë direkte apo indirekte”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021