Ndryshon garancia sovrane, eksperti i ekonomisë Azmi Stringa: Do ketë vështirësi për bizneset

23 Qershor 2020 | 06:15

Qeveria ka miratuar disa ndryshime sa i përket “Garancisë sovrane 2”  për bizneset që nuk do ta kenë të mundur të shlyejnë detyrimet, 2 vjet pas marrjes së kredisë nëpërmjet këtij instrumenti.

Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ngarkohet që të ndjekë procedurat ligjore për rikuperimin e detyrimit. Me kryerjen e pagesës së garancisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë  merr në dorëzim menjëherë të gjitha të drejtat dhe mjetet ligjore, që zotëronte Huadhënësi ndaj Huamarrësit.

Totali i fondit nga “Garancia sovrane 2” është 15 miliardë lekë. Shteti hyn garant për 60% të principalit të huasë, ndërsa 40% do të mbulohet nga bankat. Kredia me garancinë e dytë sovrane ka normë interesi deri në 5%. 

Ekspertët e ekonomisë thonë se ky ndryshim do të shoqërohet me vështirësi të shumta. Këtë mendim ndau në Euronews Albania eksperti Azmi Stringa, i cili shtoi se kjo do jetë problematike për biznesin, veçanërisht për ato aktivitete që kanë marrë shuma të mëdha.

“Afati është i shkurtër dhe biznesi duhet t’i bëjë llogaritë vetë për sa i përket kësaj. Në madhësi të mëdha do të jetë i vështirë për një biznes. Mbetet për tu parë suksesi i këtij instrumenti, sidomos me ndryshimet e fund që qeveria me bankat kanë ndërmarrë dhe si do të përdoret ky instrument nga bankat. Më duket se më shumë ka qenë një marrëveshje dhe negocim i fortë mes qeverisë dhe bankave për të kompozuar portofolin , ku 60 mbulohet nga garancia dhe 40 jepet nga banka dhe do jetë me mbështetje me kolateral. Ky do jetë një problem i vështirë dhe duhet parë se si do të përdoret nga biznesi”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se qeveria shqiptare e ka pasur të nevojshme marrjen e eurobondit prej 650 milionë eurosh, si e vetmja qasje për t’u dhënë “frymë” financave publike. Sipas tij, kjo shumë parash do të përdoret për të financuar deficitin, i cili siç vlerëson Stringa do jetë më i madh se vitet e tjera.

“Marrja e eurobondit ishte e domosdoshme për financat publike duke pasur parasysh se që ne nga virusi patëm  probleme me deficitin dhe mbulimin e shpenzimeve, jo vetëm atyre që ishin të domosdoshme , por edhe paketata fiskale. Nuk ka një përdorim efektiv apo përdorim të paracaktuar. Eurobondi do të përdoret për të financuar  borxhin që maturon si dhe për të financuar një pjesë të deficitit aktual, deficit ky që do të jetë shumë herë më i madh se vitit e ardhshme”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026