Ndryshon Kodi Zgjedhori i dakordësuar, PS dhe PD propozojnë amendamentin për listat

26 Korrik 2024 | 10:32

PS dhe PD do të dorëzojnë këtë të premte në parlament një amendament për pjesën e listës së hapur 2/3, me qëllim ruajtjen e kuotës gjinore.

Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.

Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu bën me dije se lista e dytë e hapur do të përbëhet nga dy nënlista, një listë grash që garojnë mes tyre dhe një listë burrash që garojnë ndër vete.

Amendamenti është firmosur nga 26 gra deputete të Kuvendit të Republikës.

Po ashtu firmën e kanë hedhur edhe dy kryetarët e grupeve të PS, Bledi Çuçi dhe ai i PD, Gazment Bardhi.

Euronews Albania ka siguruar dhe përmbajtjen e këtij amendamenti:

Propozohet për shqyrtim dhe miratim amendamenti:

Në mbeshtetje te nenit 75, pikave 3 dhe 4, te Rregullores se Kuvendit te Shiperise, propozojme de në

projektligjin “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin Nr. 10019 date 29.12.2008 “Kodi zgjedhor I Republikes se shiperise* I ndryshuar te behen keto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Ne nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:

*Ne rastet kur nga rirenditja nuk rezulton ge duke filluar nga kreu i listes nje ne tre ema te saj t’i perkasin gjinise me pak te perfaqésuar, atehere kandidatja e trete ne kete liste dhe ne vijim je ne do tre emra te

sai i perkasin gjinise me pak te perfaqësuar sipas numrit te votave qe keto te fundit kane marre. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista perfundimtare ge i nenshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila

perdoret per zbatimin e nenit 164 te ketij Kodi.”

Deputetet që e kanë firmosur:

Etilda Gjonaj

Dhurata Cupi

Lindita Nikolla

Elisa Spiropali

Albana Vokshi

Edona Bilali

Antoneta Dhima

Evis Kushi

Lindita Metaliaj

Merita Bakiu

Lindita Buxheli

Gerta Duraku

Ina Zhupa

Pranvera Resulaj

Andia Ulliri

Klodiana Spahiu

Mirela Pitush

Teuta Ramaj

Hatixhe Konomi

Dasantila Tahiraj

Eni Zake

Luljeta Bozdo

Tatjana Piro

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026