“Tym i bardhë për ‘Zgjedhoren’”, marrëveshja PS-PD: Ja si do zgjidhen deputetët
Bie herësi, 2/3 e deputetëve do jenë në garë të hapur brenda partisë. Edi Rama dhe Sali Berisha përmes të dërguarve të tyre, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi gjetën një marrëveshje për Kodin Zgjedhor në momentin e fundit.
Pika më e vështirë për konsensus ishte: si do të fitojë një deputet mandatin? Dakordësia është: 1/3 e listës e mbyllur dhe 2/3 e hapur.
Kjo do të thotë se partitë do të dorëzojnë në KQZ dy lista. Listën e të preferuarve, që do të jenë të mbrojtur në listën e mbyllur dhe listën e hapur, ku do të zhvillohet një garë pa herës.
Marrim për shembull qarkun Tiranë, i cili ka aktualisht 36 mandate.
Partitë do të dorëzojnë në KQZ, listën e mbyllur me 12 emra, ku do të donte çdo kandidat të ishte, sepse është e sigurt, nuk rrezikon, nuk i nënshtrohet votës preferenciale, dhe këta fitojnë mandat të parët.
Por nëse një parti, merr mandate më shumë se sa 1/3, atëherë të tjerët do të zgjidhen nga lista e dytë, lista e hapur.
Nëse për shembull Partia A, në Tiranë merr 20 mandate, të parët që fitojnë janë 1 kandidatët e listës së mbyllur. Restoja prej 8 emrash, gjendet mes 8 më të votuarve nga lista e dytë, ajo që i nënshtrohet votës parapëlqyese. Aty kandidatët duhet të loftojnë për çdo votë, sepse mjafton 1 votë më shumë se sa tjetri për të fituar. Nuk ka herës 10 mijë, as 7 mijë.
Nëse kjo formulë do të ishte aplikuar në vitin 2021
31 deputetë do të ishin zgjedhur të mbështetur nga vota e qytetarëve 109 të tjerë do të ishin të mbrojtur/favorizuar nga renditja e partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734