Ndryshon struktura, pjesë e MZSH punonjës të FA dhe Policisë së Shtetit
Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarret dhe Shpëtimin, si një strukturë e specializuar e gatishmërisë në raste zjarresh apo fatkeqësish natyrore do të pësojë disa ndryshime në organizim.
Me propozim të këshillit të ministrave, struktura dhe organika e kësaj drejtorie do të vijë si propozim i ministrit të Brendshëm, por do të miratohet nga kryeministri.
Kjo në nivel qendror, pasi drejtoritë në nivel vendor do të mbeten në varësi të bashkive.
Situata jo pak problematike me zjarret në muajt e verës, ka sjellë nevojën për disa ndryshime edhe në rekrutimin e punonjësve. Ku propozohet që në strukturat e këtij shërbimi të pranohen edhe ushtarakët aktivë dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.
Në këtë mënyrë sipas relacionit shpjegues të projektligjit do të rritej cilësia e shërbimit dhe efektiviteti në menaxhimin e situatave të paparashikuara.
Vjetërsia e punës së këtyre punonjësve të cilët do të rekrutohen në shërbimin e mbrojtjes nga zjarret do të përkthehet në grada, duke u njohur kontributin e dhënë ndër vite.
Mosha e punonjësve për nivelin bazë në këto struktura, do të rritet nga 30 në 35 vjeç, ndërsa për punonjësit e nivelit të mesëm nën moshën 50 vjeç.
Pas konsultimit publik, ky projektligj pritet të kalojë në komisionet përkatëse e më pas edhe në seancë plenare për miratim.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit