Uniforma 2 mijë € për gardianët në burgjet, mbyllet me “ankesa” tenderi 6.6 mln euro

21 Dhjetor 2022 | 13:53

Punonjësit e policisë së burgjeve do të vishen me uniforma dhe këpucë të reja, që do të kushtojnë rreth 2000 euro për individ. Tenderi me vlere 6.6 mln euro po shqyrtohet në komisionin e ankesave, pasi kompanitë që hynë në garë kanë ngritur pretendime në muajin  nëntor.

Drejtoria e Burgjeve planifikon t’i veshë punonjësit e saj me uniforma dhe këpucë të reja. Për këtë qëllim është vënë në dispozicion një fond me vlerë  6.6 milionë euro, ku 5.4 mln do të kushtojnë rrobat dhe 1.2 mln këpucët. Por, sa është kostoja për një efektiv? Policia e Burgjeve numëron rreth 3200 efektivë, çka do të thotë se për veshjen e një gardiani do të shpenzohen 2000 euro.

Në fakt, tenderi i mbyllur në javën e dytë të dhjetorit, nuk e ka një firmë fituese, pasi për një muaj që qëndroi i hapur dolën ankesa nga 2 kompani fasone që hynë në garë.

Një prej firmave fasone ka qenë e paqartë me kushtet e vendosura për materialet që do të prodhohen uniformat dhe kohën e pamjaftueshme për të përgatitur dhe dorëzuar mostrat.

Ndërkohë, firma e dytë ka kërkuar ndryshim të kritereve për të hyrë në garë.

Tashmë sipas rregullores, Komisioni i prokurimeve do të shqyrtojë ankesat dhe nëse do të shpallen të arsyeshme, gara rihapet me kushte të ndryshuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026