Në 3 muajt e parë të vitit turistët sjellin 624 mln € në Shqipëri, rritja 53%

13 Qershor 2023 | 15:50

624 mln euro kanë shpenzuar turistët e huaj në vendin tonë, gjatë tre muajve të parë të vitit. Në vitin 2022, shuma e harxhuar ishte 408 mln euro.

Turistët kanë harxhuar në Shqipëri, 624 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti. Shuma në fjalë tregon se shpenzimet janë rritur me 53% në raport me fillim vitin e kaluar, kur turistët lanë në vendin tonë 408 mln euro. Ka dy arsye për këtë rritje në nivele kaq të larta. Fluksi më i lartë i njerëzve që vijnë dhe çmimet e rritura.

Numri i të huajve që hyjnë në vendin tonë është rritur me 48% këtë fillimvit. Rritja e përgjithshme e çmimeve, përfshi edhe ato në shërbimet turistike, po ashtu kanë ndikuar në këto flukse parash që raporton Banka e Shqipërisë.

Kujtojmë se gjatë vitit 2022 si të plotë, turistët shpenzuan në vend rreth 2.8 miliardë euro, duke regjistruar nivele rekord të larta.

Nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 434 milionë euro në tre muajt e parë të 2023-shit.

Kjo bën që  bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë të arrijë në 190 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026