Në arrest shtëpie nga dhjetori, ç’e lidh Fatjon Muratin me masakrën e Fushë-Krujës

Fatjon Murati
13 Mars 2023 | 11:15

Fatjon Murati, pronari i lokalit ku ndodhi masakra me 1 të vrarë dhe 6 të plagosur në Don Bosko ishte të arrest shtëpie që nga muaji dhjetor i vitit të shkuar.

Muratit iu ndryshua masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dy muaj pas arrestimit.

Vendimi është dhënë nga shkalla e parë jo nga Apeli, që kishte lënë në fuqi masën e arrestit me burg.

Ai u vu ne pranga tetorin e kaluar pas zbulimit të një arsenali armesh në një apartament ne zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini.

Por pas hetimeve, Prokuroria e Tiranës zbuloi se në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një  gjurmë gishti e Muratajt dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e mbajtjes pa leje të armeve të kryer në bashkëpunim në armëmbajtje pa leje në banesë. Pas kësaj Gjykata e Shkallës së Parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e arrestit në burg në arrest shtëpiak.

Fatjon Murati dyshohet se ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, në korrik të viit të shkuar ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026