Në burg për dosjen “Metamorfoza”, KPK shkarkon ish-kryeprokurorin e Kukësit

4 Shtator 2024 | 16:27

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Xhevahir Litën, ish-kryeprokurorin e Kukësit që prej rreth një viti ndodhet prapa hekurave me urdhër të SPAK në kuadër të të ashtuquajturës dosja “Metamorfoza”.

Komisioni i kërkoi Prokurorisë së Posaçme  të vendosë në dispozicion kopje të masës së sigurisë ndaj Litës, ku paraqiten edhe provat mbi të cilat janë ngritur akuzat ndaj tij, teksa organi i procedurës iu përgjigj kësaj kërkese, por që mbrojtja e Litës ka kundërshtuar këtë proces duke pretenduar se KPK duhet të mbajë parasysh prezumimin e pafajësisë.

Sipas avokatëve të Litës, klienti i tyre ka mohuar akuzat dhe KPK nuk mund të shprehet për aq kohë sa nuk ka vendim fajësie mbi akuzat e SPAK. Lidhur me akuzat ndaj Litës, rasti i parë ka të bëjë me veprimet aktive  të marra prej tij për lirimin nga qelia të Behar Bajrit me të ciline dhe ka kontakte të drejtpërdrejta.

Rasti I dytë lidhet me një hetim për vrasje në mbetur në tentativë, ku tre persona kanë dhënë një shumë dhe prokurori pasi ka rënë dakord për shumën, ka shmangur nga ndjekja penale të dyshuarit, ndërsa SPAK thotë se prokurori Lita si prokuror i çështjes jep orientime për çështjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026