“Ne do të kemi Kupolën e Çeliktë”- Erdogan njofton sistemi e ri të mbrojtjes turke

30 Tetor 2024 | 10:21

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar planet e Turqisë për të zhvilluar një sistem të mbrojtjes ajrore shumë-shtresore të quajtur “Kupola e Çeliktë”, të ngjashëm me sistemin e Izraelit që njihet si “Kupolës së Hekurt” të Izraelit. Gjatë një ceremonie në Ankara, ku u prezantua helikopteri Gokbey për xhandarmërinë, Erdogan theksoi se kjo iniciativë synon të rrisë pavarësinë mbrojtëse të vendit dhe aftësitë e saj për t’u përballur me kërcënime ajrore, përfshirë raketat me rreze të gjatë veprimi.

“Tani po kuptohet shumë më mirë sa të rëndësishme janë sistemet tona shumë-shtresore të mbrojtjes ajrore për sigurinë. Nëse ata (Izraeli) kanë Kupolën e Hekurt, ne do të kemi Kupolën e Çeliktë. Nuk do të shohim drejt tyre dhe të themi ‘pse nuk e kemi këtë’”, theksoi ai, por nuk dha një afat kohor të saktë.

Në vitet e fundit, Turqia ka reduktuar ndjeshëm varësinë nga importet në sektorin e mbrojtjes dhe është bërë një nga prodhuesit kryesorë të dronëve të armatosur, të cilët kanë fituar një vend të rëndësishëm në tregun global. Sistemi “Kupola e Çelikut” do të funksionojë si një mbrojtje ajrore kundër raketave dhe kërcënimeve të tjera, duke përmirësuar aftësinë e Turqisë për të përcaktuar dhe goditur objektiva që përbëjnë rrezik për sigurinë e zonave të banuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026

Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin

I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe këshilltari i lartë Jared Kushner mbërritën në Doha për t’u takuar me ndërmjetësuesit e...
12:52 | 30/06/2026