Në funksion të Lojërave Mesdhetare, 50 milionë € për rinovimin e Pallatit të Rinisë

18 Dhjetor 2025 | 12:10

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do t’i nënshtrohet një rinovimi të plotë me vlerë prej 50 milionë eurosh, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.

Investimi përfshin edhe sallën e djegur, duke synuar funksionalizimin e plotë të objektit në shërbim të sportistëve, artistëve dhe të rinjve të vendit.

“50 milionë euro për Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Rinovim total, përfshirë sallën e djegur, në përgatitje për Lojërat Mesdhetare, dhe në shërbim të sportistëve, artistëve e të rinjve tanë”, ka deklaruar Çeku. Ai ka njoftuar se, në bazë të marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime, tashmë janë angazhuar studiot projektuese që do të hartojnë projektin e rijetësimit të Pallatit, hap i domosdoshëm për nisjen e punimeve.

Sipas ministrit në detyrë, ekspertiza profesionale vendore dhe ndërkombëtare është bërë bashkë për të ndërtuar një model modernizimi dhe funksionalizimi të plotë të kësaj ndërtese ikonike të kryeqytetit.

“Po krijojmë një model të ri për Pallatin e Rinisë, që i përgjigjet nevojave bashkëkohore dhe i kthen këtij objekti rolin që i takon në jetën sportive, kulturore dhe rinore të vendit”, ka shkruar Çekum në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026