Në gjendje kritike për jetën, 17-vjeçarja e plagosur në Vlorë niset drejt Tiranës

14 Korrik 2025 | 14:33

Një 17-vjeçare, e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, është nisur drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.

Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje kritike për jetën dhe është plagosur me plumb afër syrit.

Policia e Vlorës ka shoqëruar të atin e saj për ta marrë në pyetje lidhur me ngjarjen pasi ka qenë ai i pari që e ka shoqëruar në spital dhe për të mësuar se ku e ka gjetur vajza armën duke mos e lejuar ta shoqërojë atë drejt Tiranës.

Ai është shoqëruar me forcë nga policia pasi ka kundërshtuar duke u thënë se donte të shoqëronte vajzën drejt Tiranës, ndërsa efektivët të komanduar dhe nga Drejtori i Policisë së Vlorës e kanë futur në makinë.

Nga informacione paraprake dyshohet se 17-vjeçarja mund të jetë vetëplagosur, por gjithçka do të konfirmohet nga hetimet e policisë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen ‘Kushtrimi’.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026